Gjendja e 23 pacientëve të cilët u plagosën ditën e djeshme nga shpërthimi i një bombole është nën kontroll, kështu është shprehur për median mjeku i QSUT-së Gjergj Belba më tej ai tha se: “Ne kemi pasur 23 pacient, 9 ishin në gjendje të rëndë, 8 në gjendje të mesme dhe 6 kishin marrë plagë të lehta. Jemi në ndjekje dinamike të secilit prej pacientëve, për momentin gjendje është nën kontroll dhe nuk ka nevojë asnjë nga pacientët për tu transferuar jashtë vendit. Në i kemi të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën”, është shprehur mjeku Gjergji Belba. Sipas Belbës gjendja më e rëndë është e një minoreni 14 vjeçar i cili ka marrë plagë të rënd.





