Po shtohen çdo ditë rastet e raportimit të personave të zhdukur pikërisht në qytetin e Durrësit. Një tjetër rast është shënuar ditën e sotme ku policia bën me dije se është shtetasja me inicialet Dh.B. 18 vjeçe, banuese në Durrës.
“Më datë 01.02.2016, ka bërë kallëzim babai i saj, shtetasi V.B. 53 vjeç, pasi shtetësia e mësipërme është larguar nga banesa”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu një tjetër djalë që ishte raportuar i larguar nga banesa disa ditë më parë, është gjetur sot.
“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, është bërë e mundur gjetja dhe dorëzimi familjarëve i shtetasit: •Z.M. 16 vjeç, banues në Durrës, pasi: Më datë 28.01.2016, ka bërë kallëzim babi i tij, pasi shtetasi Z.M. më datë 27.01.2016, është larguar nga banesa, veprim i kryer më vullnet nga ana e tij”,- tha policia.





