Studimi i trurit të njeriut është shumë kompleks dhe shumë gjëra vazhdojnë të mbesin mister te shkencëtarët.-transmeton arbresh.info. Avancimet e teknologjisë dhe hulumtimet e shumta na kanë mësuar disa gjëra mjaft interesante për trurin.
Ja disa fakte interesante psikologjike:
1. Nëse ua tregoni qëllimet tuaja të tjerëve keni më pak shanse për ti realizuar sepse e humbni motivimin. Kjo besohet se ndodh pasi shprehja e qëllimeve e një personi e kënaq mjaftueshëm dëshirën e njeriut dhe nuk e lejon atë edhe ti realizojë.
2. Kënga e preferuar e shumicës së njerëzve lidhet me një ngjarje emocionale në jetën e tyre. Studimi më i fundit me studentë ka treguar se pos muzikës të kaluarën na kujtojnë edhe aromat apo stimultantë të ndryshëm.
3. Do të jeni më i lumtur nëse shpenzoni para në eksperienca se sa në gjëra materiale. Hulumtimet në këtë fushë tregojnë se njerëzit i sakrifikojnë gjërat që i bëjnë ata të lumtur për shembull shkuarja në pushim për të blerë gjëra materiale.
4. Fëmijët në ditët e sotit janë më me ankth se sa pacientët e psikiatrisë në vitet 1950. Ka prova të ndryshme se raca njerëzore po bëhet gjithnjë e më tëpër me ankth me kalimin e kohës. Shkaku kryesor i kësaj thuhet se është mungesa e bashkëveprimit në komunitet, ndërrimi i punës dhe mos martesa.
5. Të rrish me njerëz të lumtur ju bën edhe juve të lumtur. Hulumtimi më i ri tregon se stresi dhe lumturia janë ngjitëse. Të rrish me persona që i kanë këto veçori na ndikojnë edhe neve varësisht nëse janë të lumtur apo kanë stres.





