Është një qytet i vogël në Itali që quhet Ostana në të cilin ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, pasi pas 28 vitesh ka ardhur në jetë një fëmijë. Që nga viti 1987 qyteti i vogël italian nuk kishte parë të lindte as edhe një fëmijë të vetëm. Por javën e shkuar ëndrra u bë realitet teksa kryebashkiaku i qytezës, Giacomo Lombardo lajmëroi se pas 28 vjetësh kishte ardhur në jetë një fëmijë.
Sipas gazetës italiane ‘La stampa’, qyteti ka vetëm 85 banorë, përfshirë edhe të sapolindurin Pablo. Popullsia e qytetit ka ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, siç ka ndodhur në fakt me shumë qytete dhe fshatra të vegjël në Itali.
Trendi i rënies nisi në vitin 1975 me vetëm 17 lindje nga 1976-1987, kur lindi edhe fëmija i fundit, derisa erdhi në jetë Pablo, duke prishur ‘magjinë’. Kryebashkiaku ka lajmëruar se në me këtë rast do të organizohet një festë e madhe, duke shpresuar se lindja e vogëlushit do të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë
Rënia e popullsisë në këtë qytezë është drastike dhe e pashmangshme; të rinjtë largohen gjithnjë e më shumë, pasi sipas tyre nuk vendi nuk ju ofron asgjë për të ardhmen. Ostana, që gjendet në veri të Italisë, ka vetëm një dyqan, një bar dhe 2 restorante.





