“Edi Rama të mos ketë frikë nga konkurrimi”.
Mesazhi është artikuluar sot nga deputeti kandidat për kryetar i PS-së, Eduard Ndocaj.
Këtë mesazh, “Kaubojsi”, e artikuloi ndërsa ishte i pranishëm dhe mori pjesë në mbiedhien e disa fidanëve (akacie) anës Rrugës së Kombit në Reps të Mirditës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryetar i bashkisë Mirditë.
Në fund të aktivitetit gazetarët i kërkuan deputetit Nocaj një prononcim në lidhje me kandidimin e tij si kryetar i PS.
Rama është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje. Çfarë mendoni ju?
Akoma nuk ka një qëndrim zyrtare në lidhje me këtë cështje për sa kohe nuk janë shprehur forumet drejtuese të partisë. Edi Rama nëse mendon se fiton nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyj në garë i barabartë dhe të fitoje kush është më i miri.
Më tej, Eduard Ndocaj kritikoi drejtuesit lokalë të partisë që nuk e ftojnë në aktivitete të rëndësishme që zhvillohen.
Ai këtë e cilësoi si një naivitet provinciale, duke qenë deputeti i vetëm i PS që jeton e punon në zone.
Po ashtu sipas deputetit Eduard Ndocaj, është Endri Fuga që organizon takime me përfaqësuesit e Qeverisë në Mirdite dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk është njoftuar si deputet i vetëm i PS në Lezhë.





