Kryeministri Edi Rama njihet si person që nuk pëlqen të konsumoj duhan. Por në këto fotot të siguruara nga televizioni ora-news ai shihet me një cigare në dorë që po e konsumon pas aktivitetit të zhvilluar nga Ministria e Brendshme për e projektin e kamerave të trupit të policisë.
Kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së është ulur në një lokal së bashku me disa deputetë socialistë, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranë. Tryezës ku ishin ulur Pirro Lutaj, Paulin Sterkaj, Arben Çuko,Xhemal Qefalia më vonë iubashkua edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Nuk bëhet e ditur për çfarë është diskutuar në ato 15 minuta, po një gjë është e sigurt që ky takim vjen pas sulmeve dhe kritikave që ka bërë po ashtu deputeti i PS Ben Blushi.
Së fundmi ai i ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar të garoj përball tij për kryetar të PS. Edhe deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi deklaroi mbështetjen e saj për Blushin.
Duket se këto zhvillime brenda PS-së dhe deklaratat e forta të deputeti Ben Blushi i kanë prishur qetësinë Kryeminstrit Rama dhe e kanë bërë atë të ndez cigaren.







