Prej shtatë ditësh dy shoqëritë e transportit urban ndërqytetës qe punojnë në linjën Peshkopi – Tiranë nuk kanë dale në punë, pasi janë pezulluar nga Bashkia e këtij qyteti.Përfaqësuesit e kompanive thonë se kjo ka ndodhur për shkak se një firme tjetër mbështetet nga deputeti socialist i zonës Ulsi Manja.
Bashkia nuk u lejon transportin e pasagjereve në një kohë që sipas operatoreve ata janë liçensuar për 5 vjet, dhe afati është deri ne 2017.
Nga ky vendim bashkiak ne rrethana te paqarta, 40 mjete dalin jashtë funksionit. Dhe operatoret dyshojnë se brenda natës është licencuar një tjetër shoqëri transporti e cila ka lidhje me deputetin e zonës Ulsi Manja.
Për të shmangur kaosin me pasagjeret ato kanë marrë disa shofere tjerë deri sa te fusin në linje mjetet e tyre .
Bashkia ka vendosur vetëm 8 orare ose 8 mjete për te përshkuar rrugën Peshkopi- Tirane.





