Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STRASBURG/ Ja deklaratat e Ramës që Becheti po i kthen në para

02/02/2016
STRASBURG/ Ja deklaratat e Ramës që Becheti po i kthen në para
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Besar Likmeta
Birn

Biznesmeni Italian Fancesco Becchetti, i akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, ka ngritur një padi kundër qeverisë shqiptare në gjykatën e Strasburgut, në të cilën pretendon se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Padia i referohet një serie deklaratash publike të bëra nga kryeministri Edi Rama në media dhe rrjete sociale në qershor 2015 në lidhje me çështjen penale të ngritur në Tiranë kundër biznesmenit italian.

Nga deklaratat e Ramës mbi procedimin penal të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, padia e Becchetit në GJNED veçon një postim të kryeministrit në Tëitter me 9 qershor, si dhe tre intervista të mëvonshme televizive në Vizion Plus, A1 Report dhe TV Klan.

Në deklaratën e tij në rrjetin social Tëitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidh sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal, një nga temat e nxehta politike që i parapriu zgjedhjeve vendore.

“Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,” shkruante Rama.

I shtyrë ta shpjegonte postimin e tij në Tëitter në një intervistë për Vizion Plus me datë 12 qershor, kryeministri tha që çështja kundër Becchettit kishte të bënte më një skemë të madhe pastrimi parash që është hetuar për një kohë të gjatë.

“Kjo nuk ka lidhje me Agon Channel si një media që po luftohet, sepse nuk ka turp më të madh se të bësh avokatinë e ekranit si liri për informim kur ekrani ndizet dhe fiket me burime parash të pista,” tha Rama.

Agon Channel u hap në Tiranë në vitin 2013 si një televizion gjeneralist duke tërhequr me rrogat e tij të majme personalitet të shumtë të televizionit shqiptar dhe italian. Një vit më vonë televizioni filloi të transmetonte nga Tirana dhe në Itali nëpërmjet dixhitalit tokësor nën siglën Agon Italia. Transmetimet e televizionit në Shqipëri u mbyllën në tetor 2015, pasi llogaritë e kompanisë u bllokuan nga gjykata.

Padia në Strasburg ka si aplikantë përveç Becchettit edhe të ëmën e tij Liliana Condomitti, ortakun e tij Mauro de Renzis, si dhe financieren e kompanisë Agon Set, Erjona Troplini. Të katër aplikantët pretendojnë që deklaratat e Ramës bien ndesh me nenin 6 të Konvetës Europiane për të Drejtat e Njeriut që i referohet prezumimit të pafajësisë.

Përveç shkeljes së prezumimit të pafajësisë Troplini pretendon gjithashtu shkelje të nenit 3 të Konventës, i cili i referohet torturës dhe trajtimit denigrues, pasi thotë së është vënë në pranga gjatë seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku ajo është lënë në arrest shtëpie.

Padia e Becchettit në Strasburg është vetëm një nga nismat e shumta ligjore të ndërmarra kundër Shqipërisë nga biznesmeni Italian, i cili po lufton në Angli një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare.

Becchetti ka ngritur dy padi në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare si dhe një ankimim tjetër në Strasburg për mospërfshirjen e Agon Channel në tenderin për licencat e frekuencave dixhitale nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i njohur gjithashtu si Beauty Contest.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.