Nga Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Topçiu, 40 vjeç, banues në Pogradec. Si edhe u shpall në kërkim, shtetasi E.H, 46 vjeç, banues në fshatin Leshnicë – Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, natën e 3 shkurtit, në Podgorie, në lokalin e shtetasit A.A, pas një konflikti, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin, me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin N.Ç, 41 vjeç, banues në Podgorie, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76 , 22 e 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/