Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KE ul lehtë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, 3.2% në 2016-n

05/02/2016
KE ul lehtë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, 3.2% në 2016-n
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Europian publikoi parashikimin ekonomik të dimrit për vendet anëtare dhe kandidate të BE-së. Per viti 2016, institucionet ndërkombëtare po ulin parashikimet për rritjen ekonomike të vendit.

Komisioni Evropian pret që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë në 3.2% në 2016 (nga 3.3% në vlerësimin e nëntorit) dhe 3.5% në vitin 2017, të nxitura nga investimet e huaja direkte dhe eksportet neto.
Për vitin 2016 pritshmëritë për rritje janë më të ulëta se ato të qeverisë shqiptare, që parashikon një zgjerim të ekonomisë prej 3.4%.
Në raportin e tij të mëparshëm, të nxjerrë në nëntor Komisioni parashikoi rritjen e PBB-së të Shqipërisë në 2.7% në 2015, 3.3% në vitin 2016 dhe 3.8% në vitin 2017.
Në parashikimin e saj të vitit 2016, Komisioni Evropian ka vlerësuar si të arritshme objektivat e qeverisë për rritjen nominale të PBB-së prej 6.2%, deficiti total prej 2.2% të PBB-së.
Sipas Komisionit, gazsjellësi Trans-Adriatik, ka të ngjarë të nxisë formimin e kapitalit fiks, si edhe investimet nga prodhuesit e naftës, që kanë rënë përsëri për shkak të çmimeve të dobëta të naftës bruto të papërpunuar.
“Huadhënia bankare për qëllime të biznesit pritet të përjetojë një rikthim gradual nga përpjekjet e ndryshme rregullatore dhe legjislative, që janë zbatuar për të trajtuar problemet e kredive”,- shtoi Komisioni.
Nga ana tjetër, Komisioni pret që industria nxjerrëse do të ndikojë negativisht në aktivitetin ekonomik në vitin 2016, si rrjedhojë e çmimeve të ulëta. Moti ka detyruar edhe paqëndrueshmërinë e sistemit hidroenergjetik, i cili plotëson nevojat më të mëdha të energjisë elektrike.

Ndërkohë që komisioni pret që në vitin 2016 borxhi publik në Shqipëri do të fillojë të ulet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026
Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.