Eduart Ndocaj për drejtuesit e PS në Lezhë: Janë njerëz që kanë...

Eduart Ndocaj për drejtuesit e PS në Lezhë: Janë njerëz që kanë probleme me ligjin

88
0
Shares

Nëpërmjet një statusin në facebook deputeti Eduart Ndocaj ka sqaruar problematikën që ka dega e Partisë Socialiste në Lezhë.

Sipas tij këto probleme lidhen me faktin, se nuk janë bërë zgjedhje për strukturat e PS, por janë bërë emërime dhe këto emërime nuk janë bërë nga strukturat legjitime te PS. Po ashtu, “ndjekja e linjës se emërimeve të fisit dhe presioneve primitive kane mbyllur Partinë, kanë blinduar strukturat dhe ka larguar vlerat e vërteta të PS”, ka thënë Ndocaj.

Më tej ai denoncon faktin se “ e vetëquajtura sot PS e Lezhës të ngjanë më një shoqëri aksionare, lidhje interesash private, jo transparente. Flitet se në zgjedhjen e kryetareve të organizatave ka edhe njerëz me probleme me ligjin” ka thënë Ndocaj.

Përsa ju përket kandidatëve për kryetarë të partisë socialiste në Lezhë ai tregon cilësitë e të gjithëve teksa sulmon njërin prej tyre. Ermal Pacaj është “një mashtrues ordiner dhe qe ka uzurpuar disa funksione në ps e Lezhës saqë edhe Taulant Balla në një mbledhje i ka thënë: ‘Po ti more djalë i paske lënë shokët pa asgjë i paske marrë krejt postet në Lezhë’”, Shkruan Deputeti i PS Eduart Ndocaj

STATUSI I PLOTE

Lezha ne rruge kryq me zgjedhjet e krytareve te organizatave dhe kryetarit te Lezhes .

Zgjedhjet per kryetareve te organizatave ne Lezhe kane pasur probleme te medha. Keto probleme lidhen me faktin, se nuk jane bere zgjedhje, por jane bere emerime dhe keto emerime nuk jane bere nga strukturat legjitime te PS, pasi ne Lezhe ka dy vjet qe nuk ka struktura.

Te gjithe e dini para nje viti, kur personat qe mbajne penge PS Lezhe, moren e nxorren nje person anonim te vetedeklaruar Kryetar te PS qe kishte mision denigrimin dhe mohimin e kontributit tim.

Pas deklarates te montuar kunder meje ai nuk dihet se ku eshte dhe fizikishte dhe jo me te jete pjese e strukturave te PS.

Po ashtu, ne keto emerime ka pasur nepotizem, duke ndjekur linje fisi, por te fiseve qe nuk kane me asnje elektorate dhe kjo u pa qarte ne zgjedhjet e 2015.

Po ashtu, ndjekja e linjes se fisit dhe presioneve primitive kane mbyllur Partine, kane blinduar strukturat dhe ka larguar vlerat e verteta te PS, te asaj PS qe fitoj ne 2013.

E vetequajtura sot PS e Lezhes te ngjane me nje shoqerise aksionere. Lidhje interesash private, jo trasparente qe lidhen me shume aktivitete ne Lezhe. Flitet se ne zgjedhjen e kryetareve te organizatave ka edhe njerez me probleme me ligjin.

Ju takone organeve kompetente te bejne hetime dhe transparence.

PS ne Lezhe po vazhdon te goditet padrejtesishte dhe te jete penge e njerezve te gabuar.

Ja kush jan kandidatet .

Ermal Pacaj.

Nje njeri pa personalitet politik dhe i pa afte dhe totalisht servil. E them kete nga pervoja ime personale ne 2013 se vinte e u serviloste per nje panine me salqiqe . Ne zgjedhjet e fundi ai ka humbur ne zonen e tij binshem . Person i lekundur dhe i manipulueshem nga gjithkush nga frika . Nuk perfaqeson interesat dhe unitetin e socialisteve.

Nje mashtrues ordiner dhe nje qe ka uzurpuar disa funksione ne ps e lezhes saqe edhe Taulant Balla ne nje mbedhje i ka thene: “Po ti more djale i paske lene shoket pa asgje i paske marr krejt postet ne Lezhe” . Ka zera dhe kam disa ankesa qe eshte edhe i korruptuar duke marre rryshfete per emerime. Po mbledh shume informacione dhe deshmitare per te qene me i sigurte ne nje denoncim ne prokurori.

Eduart Ndreca. Nje profesor i mire, por nje politikane i dobet humbi dy pale zgjedhje ne lezhe 2013 dhe 2015.

Kandidatura me e mire eshte Altin Shtjefni, eshte nje djale me reputacion shume te mire ne Lezhe. Person ne vlera te mira intelektuale dhe me kontribute te rendesishme ne PS. Nuk eshte bere kurre pjese e intrigave per percarjen e PS, por ka perfaqesuar me seriozitet logon dhe interesat e saj. Nuk ka humbur kurre kontaktet me bazen dhe vjen nga nje familie e mire lezhjane.

Ps. Per keto problematike jane njoftuar dhe forumet me ta larta drejtuese te PS, por deri me sot nuk eshte dhene asnje pergjigje apo zgjidhje konkrete. Ky eshte nje sqarim i rendesishem per socialistet e thjeshte qe akoma besojne tek PS dhe punojne politikishte per te.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY