Familjarët kërkojnë dëmshpërblim për vetëvarjen e të afërmit në qeli

Familjarët kërkojnë dëmshpërblim për vetëvarjen e të afërmit në qeli

56
0
Shares

Qamil Zelo është njëri prej të arrestuarve për vjedhjen e energjisë elektrike i cili vari veten në burgun e Rrogozhinës. Babai i tre fëmijëve, ndodhej në qeli për akuzën e “Lidhjes së paligjshme të energjisë”, kur më 28 dhjetor 2014, vendosi t’i japë fund jetës.

 

Më se në vit pas këtij akti, bashkëshortja e tij Adile Zelo dhe tre fëmijët B. Zelo, E. Zelo dhe M. Agalliu, i janë drejtuar gjykatës përmes një padie civile me objekt “Padi shkaktim dëmi”, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim për jetën e humbur të të afërmit të tyre.
Familjarët e të ndjerit kanë paditur në gjykatë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme, institucione, të cilat i cilësojnë si përgjegjëse që e lejuan të shkonte deri në vetëvrasje njeriun e tyre. Mësohet se objekt padia është edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.
Në objektin e padisë kërkohet, “Shpërblim dhe kompensim i dëmit pasuror dhe jopasuror, i shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e të paditurve, kundrejt të cilave ka gjetur vdekjen i ndjeri Qamil Zelo më datë 28.12.2014 pranë Institucionit të Vuajtjes së Dënimit Rrogozhinë”.
Padia e familjes Zelo pritet të shqyrtohet nga gjykatësi Agron Zhukri.
Qamil Zelo, u arrestua më 28 tetor 2014 nga policia e Lushnjës për veprën penale të “lidhjes së paligjshme të energjisë”. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” dhe babai i tre fëmijëve u vendos në qelitë e burgut të Rrogozhinës. Plot dy muaj nga arrestimi, më 28 dhjetor 2014 ai i dha fund jetës duke u vetëvarur në qeli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY