Policia e Fierit ndaloi Arben Myzeqarin 51 vjeç pas tentoi të godasë Prokuroren e çështjes E. Sh.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një seancë gjyqësore .
“Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Arben Myzeqari, 51 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 03.02.2016, ora 13: 45 , ky shtetas ka tentuar të godasë Prokuroren e çështjes, shtetasen E. Sh., gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e Gjyqtarit”, e mbetur në tentative.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/