Basha: Rama dhe Tahiri janë kërthizëlidhur dhe bëshkëqeverisin me bandat kriminale

Basha: Rama dhe Tahiri janë kërthizëlidhur dhe bëshkëqeverisin me bandat kriminale

57
0
Shares

Kreu i PD-së Luzlim Bashaështë shprehur kundër përpjekjes së sotme të kryeministrit Edi Rama për të justifikuar krimet në Shqipëri, me ngjarjet në Gjermani. Sipas Bashës ky është perveristet i skajshëm, dhe se krimi në Shqipëri është unik dhe i pakrahasueshëm.
“Thirrja në ndihmë e ngjarjeve në Gjermani për të justifikuar krimet e tmerrshme në Shqipëri, është perversitet i skajshëm. Krimi në vendin tonë është unik, i pakrahasueshëm, sepse kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizëlidhur me bandat, me Shullazët me Habilajt me Hakmarrjen për Drejtësi”, deklaron Basha.
Duke sqaruar se PD asnjëherë nuk ka fajësuar policinë, Basha ka denoncuar lidhjet e krimit me qeverinë.
“Partia Demokratike për asnjë rast nuk fajëson policinë, burrat dhe gratë me integritet që gjenden në detyrë, dhe as nuk pretendojmë në një shoqëri idilike pa konflikte e tension. Ajo çfarë duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurisë, që është lidhja e krimit me qeverinë. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend se kur kryeministri dhe ministri i Brendshëm bashkëqeverisin me banda kriminale” shprehet më tej Lulzim Basha, kreu i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY