Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.10, në rrugën “Konferenca e Pezës”, te Karburant “Rira”. Ka qenë një mjet tip “Mitsubishi”, me targë TR 4760 M, ai që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, E. B. rreth 50 vjeç.
Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, 42-vjeçari Kudret Hidri, banues në Tiranë.
Në vendngjarje shkoi edhe grupi hetimor i cili kreu veprimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...