Masakra e Elbasanit, dyshohet se autorët kanë lënë Shqipërinë

Masakra e Elbasanit, dyshohet se autorët kanë lënë Shqipërinë

50
0
Shares

Hetimi për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e tetë të tjerëve është zgjeruar edhe jashtë kufijve sipas Panorama.

Fillimisht janë hetuar daljet në sistemin TIMS, duke nënvizuar kështu emra të mundshëm të cilët mund të jenë me precedentë, problematikë, apo që mund të kenë dijeni për krimin e ndodhur.

Sipas të dhënave, po hetohen daljen në pikat kufitare të Rinasit, Greqisë, Maqedonisë, por edhe me Kosovën. Zyrtarisht nuk bëhet e ditur nëse kanë vënë në rreth ndonjë emër. Nuk përjashtohet dyshimi e as dalja nëpërmjet kufirit të gjelbër, ndaj do t’u kërkohet bashkëpunim edhe policive të shteteve fqinje.

Mësohet se policia ka në dosjen e saj disa emra të dyshuar, por ende nuk është bërë i mundur ndalimi i tyre. Nga të dhënat e deritanishme, hetimorët janë përqendruar në pistën e larjeve të hesapeve për trafiqe.

Që nga dita që ndodhi ngjarja në lokalin ku ndodheshin familjarë dhe miq të familjes Çapja, forcat RENEA në bashkëpunim edhe me FNSH kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të automjetit i cili në raste të tilla zakonisht digjej për të zhdukur gjurmët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY