Kreshnik Spahiu: Arben Ahmetaj, 5 milionë euro bakshish për Skavicën

Kreshnik Spahiu: Arben Ahmetaj, 5 milionë euro bakshish për Skavicën

64
0
Shares

Aleanca KUQeZi ka protestuar përballë Ministrisë së Energjitikës kundër dhënies me koncesion të hidrocentralit të Skavicës.

Tym dhe flakë ishte prologu edhe i kësaj proteste kuqezi.

Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi me moton: “Shqipëri me plisa, t’i largojmë këtë pisa” kishin bllokuar hyrjen kryesore të ministrisë.

Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri me dije se Shqipëria është nxjerr e tëra në shitje.

Ai tha se shkesi i kësaj marrëveshje është arkitekti i çdo pune të pisët te Qeverisë, Ministri Arben Ahmetaj.

Ndërkaq, Spahiu theksoi se kompania turke SÜZER i ka dhënë ministrit Ahmetaj 5 milion € bakshish dhe do t’i jap edhe 15 milion euro të tjera pas firmosjes së kontratës.

Kreu i AK-së solli në kujtesë edhe faktin se Ahmetaj i ka transferuar paratë me charterin e Süzer.

Më tej, Kreshnik Spahiu vuri në dukje se Ministri i Energjitikës Gjiknuri fsheh 3 oferta serioze për financimin e Skavicës nga kompani kineze e gjermane, vetëm për të favorizuar kompaninë turke Süzer.

Mësohet se aktivistët kuqezi në shenjë proteste për këtë mega-aferë korrupsioni bllokuan ministrinë me flakë dhe tym.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY