Deputetja Hajdarmataj takohet me familje në skamje, jashtë ndihmës ekonomike, me banesa të prishura dhe pamundësi për të paguar energjinë
Në Tropojë dhe fshatrat përreth, me dhjetra familje të kthyera nga azili vuajnë krizën e rëndë ekonomike, papunësinë dhe banesat e dëmtuara nga reshjet e këtij dimri.
Në fshatrat Babinë, Margegaj, Bujan, e zona të tjera, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj takoi banorët, të cilët i shprehën asaj shqetësimin e madh për heqjen nga lista e ndihmës ekonomike dhe braktisjen e emergjencave civile për ti ardhur në ndihmë me banesat e dëmtuara.
Në familjen e Ibrahim Haxhiaj dhe Astrit Sulaj gratë e këtyre familjeve u shprehën se mungesa e kushteve të strehimit, shoqëruar dhe nga kufizimet e energjisë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të moshuarve në kushtet e një dimri të ashpër.
Nënat e këtyre familjeve i thanë deputetetes Hajdarmataj se nuk marrin asnjë përkrahje dhe ndihmë nga qeveria ndërkohë që kryefamiljarët që po kthehen nga azili, po përballen me papunësinë dhe mungesën e të ardhurave. Nga ana tjetër, me dhjetra familje e kanë të pamundur përballimin e çmimeve afrofe të energjisë elektrike.
Zonja Hajdarmataj i bëri apel Shërbimit social, Emergjencave Civile, Ministrisë së Energjetikës, që të mbështesin me masa konkrete dhe skema lehtësimi për energjinë, familjet e pamundura ekonomikisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/