Blushi zbulon kush qendron pas personazhit te tij te “Kandidati”

Blushi zbulon kush qendron pas personazhit te tij te “Kandidati”

72
0
Shares

Kandidati për kryetar i PS-së, Ben Blushi krahasoi sot Edi Ramen me personazhin e librit te tij “Kandidati”, i cili garoi i vdekur perballe elektoratit, duke zhgënjyer disa vëzhgues që konsideruan kohë më parë se ‘kandidati’ i romanit të Blushit ishte kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Për fatkeqësinë e vet, Edi Rama sot është kandidati më unik në botë. Ky është edhe më i çuditshëm se kandidati i romanit tim, i cili i fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur, por jo për fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me dëshirë.

Edi Rama është edhe më keq se kaq, sepse duke qenë shëndoshë e mirë, është përgjegjës për vendimet e veta

Ky kandidat po bën fushatë për të mos u zgjedhur. A ka njeri në botë që del në fushatë për të bindur njerëzit se nuk duhet të zgjidhet? A ka kandidat që kandidon për të mos kandiduar?

Fatkeqësisht ka një. Ky quhet Edi Rama. Eshtë shqiptar. Eshtë kryeministri i Shqipërisë” shkruan Ben Blushi.

Ne prag te Kongresit, deputeti socialist kerkon qe te zhvillohen zgjedhje per kryetarin dhe per kete ka nisur nje sere takimesh me socialistet ne disa qytete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY