Këto gjëra duhet ti dini patjetër për intimitetin tuaj

Këto gjëra duhet ti dini patjetër për intimitetin tuaj

266
0
Shares

Kur vjen fjala për të shkuar tek gjinekologu, përgjithësisht ekziston një lloj droje. Dhe kur në fund mbërrini tek mjek/ja, ai ju këshillon të vizitoheni më shpesh, për të shmangur problemet që ju krijohen pak nga pak në çdo ditë që e shtyni shkuarjen. Kështu është e rëndësishme të dini se çfarë nuk duhet të bëni lidhur me higjienën e organit gjenital.

Nuk duhet të stresoheni kur është fjala për të caktuar një takim tek gjinekologu. Është normale të jesh disi nervoze, por jo aq sa t’ju pengojë të bëni një kontroll të domosdoshëm. Kërkoni rekomandime nga miqtë apo të njohurit, për një emër gjinekologu të besuar, të thjeshtë dhe të komunikueshëm. Ai është një profesionist, i cili është i specializuar që t’ju këshillojë siç duhet për shëndetin gjenital.

Nuk duhet të prisni të filloni marrëdhëniet seksuale që të bëni një vizitë gjinekologjike. Edhe nëse ende nuk keni kryer marrëdhënie, një gjinekolog është i rëndësishëm për shëndetin gjenital. Sipas ekspertëve, e mira është t’i filloni vizitat në rreth moshës 13-15 vjeç. Me siguri nuk do të bëni dot analiza të thella, por kjo do t’ju ndihmojë të orientoheni për higjienën apo menstruacionet. Përveç kësaj, kur të vijë koha e marrëdhënieve seksuale, do ta keni gjetur një mjek gjinekolog të cilit t’i besoni.

Të fshihni gjëra gjatë vizitës.Mund të jetë e sikletshme të flasësh për vagjinën tënde me dikë që e takon një herë në vit, por të jeni e sigurt se atij nuk i bëjnë aspak përshtypje. Në këtë pikë, sinqeriteti është tepër i rëndësishëm, përndryshe nuk do të mund të zgjidhni shqetësimet tuaja shëndetësore, vetëm do t’i komplikoni.

T’i besoni mitit për ‘higjienën femërore’.Është fjala për atë idenë se ‘femra duhet të mbajë erë lulesh’, po ashtu edhe organi gjenital. Por ekspertët gjithmonë ju këshillojnë të mos e teproni, dhe t’i përdorni në minimum larësit dhe higjienizuesit për organin gjenital, pasi ato e zhveshin lëkurën nga mikrobet e mira që e mbrojnë nga infeksionet, duke rritur gjasat që ato të krijohen.

Nuk keni përse të shqetësoheni për depilimin.Mjeku gjinekolog nuk e vë re nëse keni bërë një ‘bikini të thellë’ apo nëse jeni e padepiluar, shkruan Anabel. Kështu që, s’keni përse ndiheni në siklet apo kërkoni falje. Mjeku e njeh shumë mirë organin intim, dhe e di se në të rriten qime.

Mos prisni kur shfaqen shenjat e një infeksioni.Nëse ju shkohet shpesh në banjo, dhe ndjeni djegie kur urinoni, mos e shtyni duke përdorur mjekime në shtëpi. Ekspertët tregojnë se një infeksion mund të shkojë me shpejtësi drejt veshkave, ndaj është një rast që duhet trajtuar me urgjencë. Drejtojuni sa më shpejt analizës së urinës dhe ndërkohë, kujdesuni edhe vetë duke konsumuar sa më shumë ujë.

Mos kërkoni t’i gjeni në Google përgjigjet për pyetjet tuaja.Pavarësisht se aty mund të gjeni shumë informacion, interneti nuk e njeh historinë e shëndetit tuaj dhe nuk mund të përcaktojë asnjë gjendje mjekësore pasi nuk e njeh trupin tuaj si një mjek i cili ka mundësinë t’a shohë dhe ta testojë nga afër.

Mos i lini pas dore sindromat e rënduara paramenstruale.Nëse keni rrjedhje të tepër pothuajse çdo muaj dhe dhimbje, duhet t’i drejtoheni gjinekologut, pasi ai do të dijë si t’ju ndihmojë. Zakonisht bëhet fjalë për probleme të thjeshta që mund të trajtohen lehtësisht.

Kur vjen fjala tek seksi i sigurt, mos lini asnjë paqartësi brenda vetes.Pyesni, interesohuni për probleme të mundshme dhe mësoni të gjitha mënyrat sesi mund të ruheni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Drejtojuni gjinekologut, pasi ai do t’ju japë të dhëna të rëndësishme mbi rreziqet por edhe gjërat për të cilat nuk keni përse të shqetësoheni. Një ekspert do t’ju japë zgjidhjen e duhur për trupin tuaj. Më e mira është ta vizitoni gjinekologun përpara se të kryeni marrëdhënie për herë të parë, që të jeni të informuar në vazhdim.

Nuk keni përse ta pezulloni vizitën nëse ju vjen cikli.Pyesni fillimisht gjinekologun tuaj nëse mund të shkoni, pasi ndoshta më vonë mund t’ju duhet të shkoni pas një muaji, dhe problemi juaj mund të ketë përparuar së tepërmi. Aq më tepër kur bëhet fjalë për probleme menstruale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY