Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi sot në një intervistë për ora news se selia blu është e hapur për një koalicion të gjerë opozitar, përfshirë këtu Bamir Topin e FRD-së, Vangjel Dulen e PBDJ-së apo Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuq e Zi.
“Nuk përjashtohet nga koalicionet e mundshme dhe bashkëpunimi as FRD, as forca të tilla si Aleanca Kuq e Zi apo parti të minoritetit. I gjithë spektri që gjen tek PD realizimin e ideve të tyre për një qeverisje më të mirë, më në favor të shqiptarëve”.
Pak kohë më parë deputeti tjetër i PD-së dhe nnëkryetari i saj, Edi Paloka tha se PD është e hapur ndaj partive që janë kundër qeverisë ose kanë një program afër atij të PD duke përfshirë me emër edhe FRD e Bamir Topit.
Nëse Spahiu dhe Dule kanë akte cilësore të ndarjes së tyre nga qeveria apo e majta në qeverisje, Bamir Topi është në aleancën e majtë të qeverisjes lokale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/