Servet Pëllumbi: Ka një skenar për mazhorancë tjetër

Servet Pëllumbi: Ka një skenar për mazhorancë tjetër

127
0
Shares

Ish-nënkryetari i PS-së, Servet Pëllumbi tha sot se ka një skenar për të ndërprerë këtë mazhoramcë përmes krijimit të një mazhorance tjetër me PD duke u bërë kështu zëri i parë i së majtës që publikon frikën e Edi Ramës për një skemë PD-LSI që krijon një qeveri të re parlamentare.

“Ne gjendemi para një situate të tillë që kryeministri që është edhe kryetar partie, u votua ne 2013 edhe nga socialistët edhe nga elektorati, u votua në 2015-n, pra mori dy herë mandate edhe nga socialistët edhe nga populli, atëherë pse u dashka të bëhet edhe një votim pa u mbaruar mandati, në mes të mandatit, kur ka probleme të tjera më të mprehta, kur dihet se ka një skenar që duan t’ja ndërpresin jetën kësaj mazhorance për të kaluar në një mazhorancë tjetër me PD-në, apo në zgjedhje të parakohshme“, tha Pëllumbi në një intervistë për Tema tv.

Pëllumbi u shprehe kundër nismës së Ben Blushit për zgjedhjen e kreut të PS-së, pasi sipas Pëllumbit, Rama është kryetar legjitim me fitimin e zgjedhjeve vendore.

“Në vitin 2009 Blushi ndërmori një iniciativë të ngjashme, madje na atakoi mua dhe Dritëro Agollin duke na quajtur statuja që heshtim. Pra ne jemi ca statuja që flasim edhe kaq. Dhe më kujtohet që dhashe një përgjigje ku thashë, titulli: Statuja që flasin dhe politikanë që heshtin, pra këta tipa politikanësh pasi marin një mandat deputeti për një kohë të caktuar heshtin, kur vjen puna që duhet të vënë emri përsëri në listat e ardhshme, aktivizohen”, shpjegoi Servet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY