Dialogu i djeshëm në podiumin e anëtarësimeve në PS solli një batutë që duhet vlerësuar nga opinioni.
Ish Kryeministri Pandeli Majko, i bëri me dije publikut se Blushi e ka marrë dokumentin e anëtarësimit nga vetë “dora Majko”, ndryshe nga ç’pretendon “dora Ruçi” se Blushi duhet të maërë njëherë teserën e PS, e më pas të pretendoi për kreun e Partisë…
Ky ishte Lajmi.
Më tej, Majko sqaroi se edhe Kokëdhimës ja ka dorëzuar po ai dokumentin e anëtarit të PS.
Kaq.
Më tej Majko, mbeti në podium aty, midis Blushit dhe Kokëdhimës, e në krah të Ramës…
Atëherë, zoti Majko, na e ndani këtë punë! Ka nisur një debat për hapje gare në Kongresin e PS-së.
Për kë krah jeni Ju? Për Ed Ramën, për Ed Ndocin, apo Ben Blushi? Për votim kryetari apo jo? Deri më dje, kuptuam, ashtu siç e sqaroi edhe Rama që tha: rrini si Majko, se u del më mirë…që për anëtarësinë e PS po kuptohet: As Majko, as Dajko!
Ju lutem zoti Pandi, na qetësoni një herë:
Ku jeni Ju?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/