Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë , është hartuar një Plan masash për këtë qëllim.
Në zbatim të këtij plani masash janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.
Gjatë fundjavës janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale.
Kontrolle të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojërave të fatit.
Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.
Kontrolle te imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit, në kufirin jeshil e blu.
Të ndaluar dhe arrestuar
Në këtë kuadër gjatë fundjavës janë arrestuar dhe ndaluar 96 persona për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar nga Policia Rrugore 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë kapur e ndaluar 20 persona në kërkim.
5 persona për armëmbajtje pa leje.
12 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë, për dhunë në familje.
11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar.
10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë sekuestruar 3 armë zjarri, municione e tritol.
Janë kontrolluar në gjithë vendin 55 lokale nate ku janë ndëshkuar 24 prej tyre me gjobë për shkelje si: Punonjës të paregjistruar të punësuar në lokale; Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.
Janë sekuestruar rreth 125 kilogramë Canabis Sativa, një dozë Kokainë dhe dy doza Heroinë.
Janë sekuestruar malla kontrabandë, e 150 mijë Euro të pa deklaruara në pikën kufitare Kakavije.
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 104 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/