Kordinatorët e 6 rajoneve të PS nën drejtimin e Edi Ramës kanë përcaktuar sonte kampionin statistikor të delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të votojnë në kongresin e PS që do mbahet me 19 mars.
Karakteristikat e delegatëve do të jenë si më poshtë:
-Në listat e votimit për delegatë duhet të jenë që të gjithë me arsim të lartë.
-50% femra, po aq meshkuj.
-Jo më shumë se 40 % të punësuar në administrate, ndërsa 60 % nga sektori privat, përfshi të papunët.
-Një e treta duhet të jenë deri 25 vjeç.
Këtë të shtunë do të zhvillohen procesi i zgjedhjes së delegatëve për në Kongres, në qytetet e Korçës, Elbasanit, Fierit dhe Beratit.
Socialistët e Tiranës dhe Durrësit do t’i drejtohet votimit me 20 shkurt, ndërsa në 27 shkurt votohen në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Kësaj mbledhje i parapriu me një deklaratë deputetja Blerina Gjylameti.
“Delegatët kanë zgjedhje një anëtar një votë. Që do të thotë çdo anëtar i PS do të votojë për delegatët që do ta përfaqësojnë në Kongresin e Partisë Socialiste”, tha deputetja e PS, Blerina Gjylameti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/