Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dibër, policia: Goditëm grupin kriminal, arrestuam njërin por tre të tjerët na ikën

09/02/2016
Dibër, policia: Goditëm grupin kriminal, arrestuam njërin por tre të tjerët na ikën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës ka bërë ët ditur se kanë shkatërruar një grup kriminal, që grabiste e vidhte me armë  në zonën veriore të vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Greqi. Por, nga njoftimi zyrtar i policisë, mësohet se nga 4 persona të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal , vetëm një është arrestuar, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim
Burime zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Dibrës bënë të ditur se, “nga Sektori për Krimet Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër si rezultat i një operacioni me metoda special të hetimit u bë e mundur goditja e një grupi kriminal që operonte në Bashkinë e Dibrës, Bulqizës, në Kosovë, Maqedoni, dhe  Greqi, ku kryenin kryesisht vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë”.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit në kërkim, Bledar Roçi, si dhe u bë shpallja në kërkim e personave , L. R., A. T. dhe B. H., të tre të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
“Lidhur me shtetasin Bledar Roçi u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë në zbatim të vendimit penal nr. 18 datë 03. 02. 2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ si i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje me armë’ kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë (ku me datë 11. 01. 2015 në bashkëpunim me shtetasit L. R., B. H. dhe A. T., të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N. V.).
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme”, sqarojnë më te burimet zyrtare ët drejtorisë së Policisë Vendore të Dibrës.

I arrestuar

Bledar Roçi, 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zdojan Peshkopi ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).

Të shpallur në kërkim

L. R., 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale )
A. T., 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
B. H., 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.