Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Identifikohet kufoma e Dajtit, mashtronte me shitjen e apartamenteve

16/02/2016
EMRI/ Identifikohet kufoma e Dajtit, mashtronte me shitjen e apartamenteve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas një ekspertize të gjatë dhe disaorëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në Malin e Dajtit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë 36-vjeçari Vasil Biba.
një banor i Tiranës.
Personi rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona. Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar.
Në hetime rezultonte se i ekzekutuari pak muaj më parë i kishte shitur të njëjtët apartamente më shumë se një personi. Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve.
Kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve tek shumë persona.
Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete 9 milimetër, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjurmët e gishtave të kufomës janë të padëmtuara dhe në krahasimin e tyre me kartelat daktiloskopike ka patur rezultate pozitive.
Këto të dhëna kanë të bëjnë me faktin se viktima dyshohet të jetë një person me precedent penalë, i dënuar dy herë nga Gjykata gjatë vitit 2015, për fshehje të të ardhurave si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë. Për të dy veprat ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Ai po hetohej edhe për disa kontrata fiktive në shitjen e disa apartamenteve në Tiranë.
Vasil Biba me origjine nga Pogradeci rezulton i humbur në muajin dhjetor, pas një denoncimi te bere nga bashkëshortja në policinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.