Në protestë janë duke marrë pjesë edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti etj. Opozita ka filluar zyrtarisht protestën në ora 14:00, ajo ka nisur me marshimin nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, marshim që e prijnë udhëheqësit e opozitës. Mes tyre janë dhe disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të kërkuar nga policia në lidhje me procesin për dëmtimin e makinave të EULEX-it, si Xhelal Svecla dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj, i cili kërkohet që prej protestave të fundvitit të kaluar.
Bëhet e ditur se numër i madh i autobusëve janë nisur nga qytete të ndryshme për në Prishtinë. Ajo që u vu re në këtë protest është se qytetarët kosovarë kane protestuar me flamuj të Shqipërisë. Përveç flamujve kuq e zi dhe atij të Kosovës, në protestë është parë edhe flamuri i krijuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova. Një flamur i Rugovës, i njohur si flamuri i Dardanisë, është parë në turmën e njerëzve në protestë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/