25-VJETORI GREVËS SË STUDENTËVE/ Sali Berisha rrëfen historinë e rrëzimit të bustit...

25-VJETORI GREVËS SË STUDENTËVE/ Sali Berisha rrëfen historinë e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991

79
0
Shares

Është përkujtuar sot në Qytetin Studenti 25-vjetri i grevës së urisë së studentëve si dhe rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.
Në takim me studentët e atyre viteve, merrte pjesë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha si dhe ish-kryetari Sali Berisha.
Për herë të parë, para një auditori të gjerë, Berisha përcolli disa momente e kujtime të atyre ditëve.
“Së pari përulem para 720 studentëve të cilët në 17 shkurt vendosën të flijoheshin për një kauzë të madhe. Greva e studentëve ka historikun e vetë, padyshim me një diversitet mendimesh. Për PD-në në ato ditë të para të krijimit të saj, deenverizimi ishte problemi më i madh i PD. I thash nga mesi i janarit 1991 Azem Hajdarit se pa deenverizimin e PD-së, nuk do të kemi dallim nga PPSH. ‘Për dy tre ditë ta heq unë qetësisht edhe nga sheshi’, mu përgjigj Azem Hajdari” kujtoi e rrëfeu Berisha.
Më tej ai tregoi për përpjekjet dhe negociatat me Ramiz Alinë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universitetit.
“Përpjekjet e Ramiz Alisë për një referendum me të gjithë të diplomuarit për heqjen e emrit nuk u pranuan nga ne. Ne kërkonim që në referendum të merrnin pjesë vetëm studentët aktualë.  Pas dështimit të negociatave, u vendos nga studentët të hyej në grevë urie. Ndërkohë, kërkesën e parë publike për heqjen e shtatores së Enver Hoxhës nga sheshi e ka bërë Azam Hajdari. Ato ditë doli edhe thirrja ‘te sheshi…, te sheshi…’, thirrje për heqjen e shtatores. Ndërsa pushtetit po reagonte ndodhi ajo që dihet rrëzimi i shtatores. Për të kujtuar është edhe Rajmonda Bulku e cila ishte heroinë e atyre ditëve. Pas rrëzimit të shtatores Ramiz Alia bëri grusht shtetit. Zëvendësoi Adilin me Fatas Nanon, por në fakt i kontrollonte vetë. Lidhën nënkryetarin e PD në Borsh pas kamionit ku kishin bustin e Enver Hoxhës. Këtë gjë bënë edhe me demokratët në Fier e Vlorë”, tregim ë tej Berisha duke risjellë edhe episodet e Shollës së Bashkuar në tentativën e rekrutëve për të rivendosur bustin e Enver Hoxhës.
Pas këtyre tentativave të dështuara, dihet që edhe zyrtarisht pushteti u detyrua të pranojë dhe vendosi
Heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti.

Rrëfimi i plotë i Sali Berishës

Nderim për studentët grevistë, që vendosën të vetflijohen për një kauz shumë të madhe dhe u lartësuan në trimërinë dhe guximin e heronjve të vërtetë!


sali berisha,k 25 vjetri greves studenteve1“Faleminderit!
Edhe njëherë dua të përulem me nderimin më të madh para atyre 720 studentëve që me 18 shkurt vendosën të vetëflijohen për një kauzë shumë të madhe dhe u lartësuan në trimërinë dhe guximin e heronjve të vërtetë. Greva e studentëve, ka historikun e vet, pa mëdyshje me një diversitet tregimesh që është normale, por cilat janë momentet.
De-Enverizimi ishte problemi më madhor i Partisë Demokratike. Pa de-Enverizimin, Partia Demokratike ishte një fasadë-opozitë. Ju them ju një gjë, që mund t’ju duket çudi sot. Në shkurtin e viti ’91, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëkugjetshëm i këtij vendi ishte Enver Hoxha, nga qendra e Tiranës në çdo skaj të territorit, por fatkeqësisht edhe në mentalitetin e shqiptarëve. Në këtë kontekst, gumëzhinte sigurisht mjedisi universitar dhe intelektual për këtë problem, por nisma nuk kishte. Dhe nga mesi i muajit janar unë i them Azem Hajdarit se, ne po nuk ndërmorëm de-Enverizimin ne nuk kemi të ardhme si opozitë dhe çdo ditë dhe më shumë ne dukemi para botës dhe shqiptarëve si një fasadë -opozitë, pasi çdo mëngjes dhe çdo darkë që ne kalojmë përbri shtatores së diktatorit, ai tallet me ne. Po kështu, studentet qe sollën pluralizmin studiojnë ne Universitetin me emrin e tij. Ai siç ishte ne karrige u ngrit në këmbë dhe më përqafoi, më tha se: “unë për tre ditë të heq Dullën”. Por propozimet e tij nuk mund ti pranoja. I them jo prit, në asnjë mënyrë me metoda te tilla pasi ata e vendosin përsëri dhe e vendosin dhe duke e vajtuar me ligje. Ky ishte aksioni më i vështirë.
Ne atë kohe, Instituti i Lart Bujqësor i Kamzë ishte në kushtet më të mjera se çdo qendër tjetër studentore dhe e vërteta është se nëse lëvizja e dhjetorit filloi në Qytetin Studenti, lëvizja studentore e shkurtit filloi në Kamzë. Filloi nga data 1 – 2 shkurt, dhe nuk ishte lehtë, sepse duhej bojkotuar mësimi. Bislim Ahmeti ishte kryetar i Partisë Demokratike për Kamzën, dhe në morinë e kërkesave dega e PD vendos heqjen e emrit Enver Hoxha të Universitetit të Tiranës, mirëpo këta ishin të Universitetit Bujqësor, nuk kishin të bënim me emrin. Arritën ta kompletojnë më duket me 5 ose 6 shkurt bojkotin e plotë të mësimit, dhe Azemi që e ndiqte me një angazhim absolut më thotë se sot kanë miting dhe i them që të shkonin me gjithë Arbenin.
Pra në miting shkon edhe Arben Imami bashkë me Azem Hajdarin në Kamzë. Janë formuluar kërkesat, ne fakt gjate darkës para mitingut është zgjedhur komisioni i grevës, Osman Stafa kryetar. Drejtuesit e grevës se studentëve te Kamzës kërkojnë solidarizimin me te dhe kërkesat e tyre te studentëve te universitetit te Tirane dhe universiteteve tjera te vendit.Azemi dhe Arbeni u kthyen nga Kamza Ne Tirane dhe ndanë po atë dite detyrat për te shtrire bojkotin ne Universitet dhe akademinë e arteve. Arbeni merr Artet dhe Azemi merr Qytetin studenti . Në një pasdite të tërë ai arrin të prodhojë qindra postera dhe ti vendosë në çdo godinë dhe në çdo skaj të Qytetit Studentit. Të nesërmen pati një bojkot masiv. Pastaj u bënë kërkesat dhe një aktiv me rininë universitare ku ishte Gramoz Pashko me Genc Rulin të cilët diskutuan për platformën elektorale, se aty filloi peticioni për të hequr emrin. Krahas kesaj Gramoz,Arbeni dhe drejtues te PD student si dhe drejtues te shoqatës studentore shqiptare mblidhen ne shtëpi te Gramozit. Aty përcaktohet komisioni drejtues, përcaktohen kërkesat. Komisioni drejtues i greves perbehej nga anetare te komisionit nismetar te PD. Ata ishin krahu studentor i Partisë Demokratike, pra në fakt shumica e atyre që ishin komisioni i grevës ishin njëkohësisht anëtarë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike .Ne kete takim drejtuesve te greve dhe shoqates ju usht thene nga Gramozi dhe Arben Imami se tani tani drejtimi. E greves do e merrni ju. Ne do te ju mbeshtesim me te gjithe fuqine tone por Partia Demokratike nuk duhet të dilte si protagoniste kryesore e grevës. Nuk donte ta shndërronte këtë si një problem mes saj dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, donim qe ta lëshonim si një problem mes studentëve dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, në mënyrë që edhe vet të krijonte një mbështetje sa më të gjerë, por jo si nje çeshtje ndërpartiake, sepse Partia e Punës pastaj mund të thoshte për studentet se këta janë vegla të Partisë Demokratike, ne nuk lëvizim, studentët po i manipulojnë PD. Kjo paraqitje e greves aq sa dukej si e pamundur si mision, por e vërteta është se po aq mire funksionoi. Filluam negociatat me Ramiz Alinë. U perpoqem te zgjidhnim ceshtjen te realizonim heqjen e emrit pa hyre ne greve urie por Ramiz Alia nuk pranonte. Njëherë thoshte të bëjmë një referendum me të gjithë ata që janë diplomuar, por ne nuk e pranuam atë. Pastaj ne i thamë të bëjmë një referendum me pedagogë dhe studentë të universitetit, ai këtë nuk e pranonte. Sepse ai donte që të shprehen për heqjen e emrit të gjithë të diplomuarit, por ata nuk do të votonin kurrë për të hequr emrin.
Si përfundim këta bënin çdo ditë mitingje. Mitingjet në tërësi jo partiake, madje në një miting foli dhe një përfaqësues i Partisë së Punës së Shqipërisë, të cilin studentet e fishkëllyen. Keshtu protesta, greva u konsoliduan si një lëvizje e studentëve, çka ishte një gjë shumë pozitive. Ne bëmë përpjekje që ta zgjidhnim pa grevë, natyrisht ai ishte dinak, nuk funksionoi dhe studentët u futën në grevë urie.Idea e grevës ishte dhënë, qoftë idea e grevës së urisë, qoftë e jo të urisë, këto ishin ide që ishin dhënë, nga PD drejtuesit e saj qe ishin tani drejtues kryesore te protestes dhe greves.
Absolutisht më vjen keq kur e thua shumë herë, se merr konotacion vulgar, por nuk ka fjalë më fisnike se heroi dhe këta ishin heronj të vërtetë. Jua them me bindjen më të thellë. Në këtë kontekst, në çdo segment të kohës, njëherë udhëhiqnin ata, njëherë i drejtoje ti, njëherë drejtonin ata njëherë drejtoje ti.
Le të vijmë tek shtatorja. Kërkesën e parë publike në protestë për heqjen e shtatores e ka bërë prapë Azem Hajdari dhe është një dokumentar i përgatitur ku tregon për ngjarjen, dokumentar që ka përgatitur Blendi Fevziu, ai është i filmuar dhe ai thotë se “atë emër do e heqim dhe atë shtatore do ta rrëzojmë”. Po t’më pyesnit mua a ishte ky një projekt për studentët? Jo. Ne, në kërkesat që bënin studentët, nuk ishte shtatorja, sepse në konceptin tonë duhet të ishte më e gjerë më komplekse. Azemi kishte idenë në bëhej një protestë në Sheshin “Skënderbej” dhe kur të mbarojë mitingu ti merrte dhe ta fshinin shtatoren. Por kjo, nuk mund të bëhej, sepse shndërrohej në një problem mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai kishte përgatitur parullën “Te sheshi”, që do të thoshte të rrëzojmë shtatoren. Rajmonda Bulku që unë e kam këtu, dhe është edhe kjo një heroinë e atyre ditëve, me datën 20 shkurt, vijnë mbi 100 mijë qytetarë të Tiranës, edhe më shumë ndoshta, nga Tirana edhe nga Durrësi dhe qytete të tjera, merr mikrofonin dhe bën thirrje “nëna dhe motra të shkojmë drejt presidencës, për të kerkuar te pranohen kërkesat e djemve dhe vajzave tanë dhe të mos i lëmë të vdesin këtu”, dhe njerëzit u nisën menjëherë. Dikush ia kthen “te Sheshi, te Sheshi”, te Sheshi por këto ishin nisur ndërkohë. Masa e njerezve u nis dhe bëjnë atë kryevepër trimerie dhe heroizmi. Ramiz Alia ndërmori një grusht të vërtetë brenda shtetit me krijimin e Këshillit Presidencial. Krijoi Këshillin Presidencial, i mori të gjitha pushtetet, mori vetë çdo funksion. E bëri këtë dhe në thamë që bëri një grusht shteti brenda shteti. Por ligesia e tij nuk ndaloi me kaq. Filloi të nesërmen shtrirjen me tej te grushtit të vërtetë te shtetit, me të cilin ushtroi terrorin më të paparë ndonjëherë ndaj Partisë Demokratike, ndaj Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Tre episode do t’ju tregoj. Në Borsh nënkryetarin tonë e morën dhe e lidhën pas kamionit ku kishin vendosur bustin e Enver Hoxhës dhe e zvarritën. Të njëjtën gjë ju bënë në Fier demokratëve, në Vlorë i futën dinamit kryetarit të PD. Filloi një terror i paparë. Këtej në rrugën tonë qëllonin me kallashnikov.
Do të tregoj edhe dy momente. Një tribut dhe një nderim ndaj Azemit dhe Gramozit Çfarë ndodhi? Gjithe drama u spostua në Shkollën e Bashkuar. Sigurimi, forcat puçiste ekzekutuan një polic nga Pogradeci dhe thanë se e vrau Azem Hajdari. Po pse? Se u qëllua nga një Fiat i bardhë se ne e kishim një Fiat të bardhë, por kjo u përgënjeshtrua. Bllokuam rrugën se ata donin të sillnin shtatoren e Shkollës së Bashkuar ta vendosnin në shesh. E bllokuam rrugën, premë pemë dhe vendosëm makina, ditë e natë duke bërë roje ato dy ditë. Tek shkolla e bashkuar plagosën një vajzë 11-vjeçare, vranë Pëllumb Tahirin, ekzekutuan Artan Lenjën pra kryen akte kriminale njëri pas tjetrit. Në një moment që se kam kuptuar kurrë sesi ndodhi, mbi 300 të rinj, asnjë i moshës 20 vjeç, të gjithë më të vegjël, sesi ishin mbledhur, ose ishin revoltuar nga vrasja e Oltës vajzës së vogël dhe ishin djem lagjeje, iu përveshën Shkollës së Bashkuar, për hir të së vërtetës edhe me dinamit. Nuk shqiteshin. Çanë murin me dinamit dhe tani puçistët kërkonin ndihmën tonë,per ti qetesuar. Une i them Gramozit dhe Azemit do të shkoni ti tërhiqni, sepse bëhej batërdi pastaj. Shkon Azemi me Gramozin në atë situatë dhe ju thotë Azemi se: “para se të sulmojmë do t’ju mbaj një fjalim, ma dëgjoni fjalimin dhe pastaj bëjmë çfarë të doni juve”. Zbresin tek Shkolla Bajram Curri dhe ju thotë se: “vëllezër, kur bëmë ne protestën e dhjetorit, këta deshën ti sillnin keta djeme me hunj që të na rrihnin por keta refuzuan te vinin per tu perleshur me ne . Këtu kemi një armik dhe ky armik është Ramiz Alia nuk janë këta. Prandaj më dëgjoni mua mos u merrni me ta, por me Ramiz Alinë”, dhe ata e dëgjuan dhe u zgjidh situata.
Momenti i dytë, unë thash se të gjithë ata që hynë në grevë janë heronj dhe e them me bindjen më të plotë. Mirëpo ata janë heronj më emër dhe mbiemër. Është një tjetër një super hero që askush nuk ia di më emrin atij. Ky ishte një djalë adoleshent. Ne revanshin e terbuar që shpërtheu me një egërsi te paimagjinuar, fallangat e sigurimit morën një bust allçie dhe me automatik të armatosur deri në dhëmbë erdhen dhe e vunë bustin në piedestalin ku kishte qenë shtatorja e Enver Hoxhës, qytetarët ishin rrotull dhe filluan kërcënimet më të egra me arme ndaj qytetarëve. Por dhe qytetarët sado të paarmatosur nuk u tërhoqën. Nje nga keta kriminel , ishte shkëputur dhe ecte përpara. Busti ishte në piedestal dhe ruhej nga roje Një superhero 17-vjeç vjen nga prapa, busti i cili ruhej me roje nga të katër anët, kap bustin dhe ecën përpara e lëshon në tokë bustin dhe e bën copa-copa dhe erdhi u bashkua me qytetarët.Falangat e sigurimit nuk ishin të zot ta qëllonin, se ju iku busti dhe ata u detyruan të largohen. Një tribut të vërtetë, një nderim i madh për këtë 17-vjeçar.
Mark, (Mark Marku) gjërat ishin ndryshe për ata që ishin brenda dhe ndryshe për ata që e shihnin nga jashtë. Per ne qe e ndiqnim greven nga jashte, kishte aty në mënyrë absolute një dimension heroik i paparë, i cili qëndronte në çfarë? Qëndronte në vendosmërinë, vendosmerine e jashtezakonshme te grvisteve. Ju them këtu, se nëse Partia Demokratike ju thoshe këtyre dilni nga greva këta kurrë nuk do të dilnin. Ne shkuam dhe ju thamë të pranoni oferten e heqjes se emrit duke u ndare universiteti në katër pjesë, dhe sigurisht se kishim kishim hallin e vuajteve te tyre. Keta refuzuan kategorikisht. Kerkonin qe ne vendim te shkruhej: Per te hequr emrin Enver Hoxha po ndajme universitetin ne kater dege.
Pasi keta refuzuan, ne pa insistuar u larguam per ne zyre. Pas nesh erdhen dy të dërguarit e Ramiz Alise, natyrisht studentet nuk pranuan asgje. Madje edhe kur keta erdhen me dekret te Ramiz Alise për heqje emri, studentet i kthyen sepse nuk kishte numër protokolli. Kjo ishte një vendosmëri që të çonte drejt flijimit dhe në këtë aspekt për mua ishin heronj”.

sali berisha,k 25 vjetri greves studenteve2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY