Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjetan Keta mposht me KO teknik turkun Turgaj Uzun

19/02/2016
Gjetan Keta mposht me KO teknik turkun Turgaj Uzun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka përfunduar me triumfin e Gjetan Ketës, me të ashtuquajturin “Knock Out” teknik, pas dorëzimit të kundërshtarit të tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e shumëpritur e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC.
Ndeshja nuk shkoi më shumë se 5 raunde, nga 12 të mundshme në këtë sport të rëndë, raunde gjatë të cilave boksieri shqiptar Gjetan “Mike” Keta ishte më kërkues dhe sulmonte vazhdimisht, ndërsa rivali turk mbrohej vazhdimisht, sikur donte të ruante energjitë për në raundet pasardhëse.
Mirëpo, pas raundit të katërt, kur Gjetani e kërkoi më së shumti fitoren para kohe me grushtet e lëshuara kundrejt turkut, që konsiderohej si “dhelpra e vjetër” e Turqisë, u desh raundi i pestë, që Gjetani nga Bulqiza të jepte disa goditje radhazi, pavarësisht se turku mbrohej fuqishëm. Atëherë kur mendohej se do të hynim në raundin e 6, Turgaj Uzun u dorëzua, duke shpallur kështu edhe triumfin e boksierit kuqezi.
Në ringun e vendosur në “Asllan Rusi” të Tiranës ishin të pranishëm figura të shquara të artit, kulturës, sportit, por edhe politikës, ku sa për të përmendur: Reshat Arbana, Kastriot TUsha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ministri aktual i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili dorëzoi brezin e triumfatorit vëllait më të vogël të dinastisë Keta, në një ndeshje boksi për peshat “Cruiser”, Ferit Keta, që mposhti serbo-boshnjakun Haris Calakovic.
Triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.
Kjo ishte ndeshja e 23-të për Ketën, i cili koleksionon kështu 20 fitore, ndër të cilat 17 me KO, dhe vetëm 3 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.