Kryeministri Rama ka lavdëruar në sy të qindra socialistëve, polemistin personal Taulant Balla.
Duke treguar se sa shumë e sulmon opozita ai tha se kjo ndodh pasi Taulanti e ka lodhur opozitën. “Ata sulen si në një ndeshje basketbolli që jo vetëm të marrë topin por të shpojë topin”, tha Rama për Ballën.
Vetë deputeti socialist i Librazhdit sapo kishte kryer shërbimin më të fundit për shefin duke treguar arsyen e vetme sipas tij se pse PD sulmonte ndërkohë ministrin Arben Ahmetaj.
Ja tregimi i Ballës:
“Një biznes privat dështoi të marrë një leje të paligjshme. Ahmetaj nuk e lëshon këtë leje. Biznesmeni shkon te Shqupi dhe ankohet, dhe pas kësaj nisin akuzat ndaj ministrit Ahmetaj”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/