FOTO/Drejtori i Tatimeve fotografohet nën shoqërimin e policëve

FOTO/Drejtori i Tatimeve fotografohet nën shoqërimin e policëve

59
0
Shares

Avokati i drejtorit te Tatimeve, tha se rasti i Kokthit është konflikt administrativ mes dy organeve dhe se vendimi për të mbajtur në burg është i padrejtë.

Maks Haxhia deklaroi se do të apelonte vendimin e Gjykatës së Tiranës ndërsa theksoi se akuza u hosh poshtë edhe nga kilneti i tij.

androkli me police

Drejtori i tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën kur ka përpiluar një shkresë të datës 13.03.2015, ku i drejtohet subjektit privat “L. B.”. Në përmbajtje të kësaj shkrese thuhej se “L.B.” ishte i pajisur NIPT dhe dokumentacion të rregullt për mallin e konfiskuar. Përmes kësaj shkrese, kompania private ka tërhequr mallin e konfiskuar që ishte magazinuar në Lundër.

androkli poli2

Nga verifikimet e organit të akuzës pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë, rezulton se në praktikën që kjo drejtori zotëron lidhur me kontrollin dhe procedurat e mëtejshme të ndjekura për subjektin “L&B” mungojnë dy shkresa. Bëhet fjalë për kërkesën e saj, mbi bazën e së cilës është përpiluar shkresa për kthim malli nga drejtori Androkli Kokthi, si dhe shkresa e Kokthit për shfuqizimin dhe kthimin e mallit.

“Nga këqyrja e regjistrit të protokollit të vitit 2015, ndodhur në arkivin e Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë, nuk rezulton numër protokolli, sikundër paraqitet në shkresën e drejtorit Androkli Kokthi për shfuqizimin e konfiskimit dhe kthimin e mallit”, thuhet në dosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY