Në kërkesën e Presidentit të vendit kërkohet interpretim i nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Janë renditur 5 pyetje për Gjykatën, përgjigjet ndaj të cilave mundtë shteronin debatin dhe të zgjidhnin ngërcin:
1.A mund të kërkohet në të njëjtën kohë nga ana e Kryeministrit shkarkimi dhe emërimi i një ministri, ndërkohë që nevojitet një afat i caktuar kohor referuar Kushtetutës që të realizohet procedura e shkarkimit e një ministri?
2.A mundet Presidenti i Republikës të emërojë një Ministër të propozuar nga Kryeministri, ndërkohë që Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekretit të shkarkimit të ministrit paraardhës?
3. Çfarë natyre kanë dekretet e Presidentit të Republikës sa i takon shkarkimit dhe emërimit të ministrave?
4. A quhet i rrëzuar apo i pranuar propozimi i Kryeministrit, për emërim apo shkarkim ministri, në rast se Presidenti nuk dekreton atë brenda afatit 7 ditor?
5. Sa kohë që dekreti për emërimin e Ministrit është detyrim kushtetues për Presidentin, a ekziston mundësia që Presidenti të kërkojë verifikim të kandidatit të propozuar, nëse ky i fundit i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe nëse jo, a mund t’i kërkohet Kryeministrit rishikimi i kandidaturës?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/