Shkodër, i moshuari qëllon me çifte të sëmurin mendor, pasi i hyri...

Shkodër, i moshuari qëllon me çifte të sëmurin mendor, pasi i hyri në banesë

61
0
Shares

Një vrasje ka ndodhur në Shkodër, ku një person është qëlluar me armë zjarri duke bërë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve, mësohet se i vrari është Nik Bungu një person që vuan nga probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur në fshati Shtoj i ri. Viktima është gjetur në banesën e Ndokë Vecajt, 76 vjeç. I cili e kishte qelluar atë me armë zjarri.

“Më datë 21.02.2016 në orën 02:00 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është marrë njoftim se në fshatin “Shtoj i Vjetër”, njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër, brenda rrethimit të banesës së Ndokë Vecaj, 76 vjeç, është gjetur i vrarë me armë gjahu, Nikë Bungu, 55 vjeç banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër.”, theksohet në njoftim.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së Ndokë Vecaj në fshatit “Shtoj i Vjetër”.

Sakaq, pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër. Më pas i zoti i banesës kur ka dëgjuar serish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës Ndokë Vecaj, si autor të dyshuar të vrasjes. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY