Gjykata ka liruar nga burgu administratorin “rilindas” të Kacinarit, Petrit Bardhi, i cili u arrestua më 8 shkurt për trafik droge.
Petrit Bardhi i njohur ndryshe edhe me emrin Petro Doda, ish-kryetari i komunës Kacinar dhe aktualisht drejtues i kësaj njësie administrative është lënë i lirë nga gjykata e Lezhës më datën 18 shkurt, 10 ditë pasi ishte arrestuar nga forcat policore .
Ndryshimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie është bërë nga gjyqtari Ilir Përdeda. Ai ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse, sipas të cilës, 43-vjeçari vuan nga azma dhe gërhet natën.
Bardhi u arrestua me datën 8 shkurt pasi ishte shpallur në kërkim policor me vendim të gjykatës që me datën 28 tetor të vitit 2015 i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Në shtëpinë e tij u gjetën gjatë muajt tetor të vitit 2015, 424 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa , ndërsa për herë të parë mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe 3 mijë fishekë dhe katër armë zjarri automatike të tipi kallashnikov pa leje.
Burime nga Organi i akuzës në Lezhë bëjnë me dije se kanë ankimuar vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë në arrest shtëpie , duke e konsideruar haptazi të paligjshëm , veprim ky i gjykatës që sipas prokurorisë pengon hetimin e dosjeve të tjera në ngarkim të Petrit Bardhit.
Sipas të njëjtave burime ndaj këtij shtetasi ka dhe tre dosje të tjera nën hetim për akuzat e “ Pastrim I produkteve të veprës penale, krim i organizuar ndërkombëtar dhe fshehje të ardhurash” .
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Arrestohet administratori “rilindas” me dy emra, kërkohej për trafik droge
/web/Arrestohet_administratori_rilindas_me_dy_emra_kerkohej_per_trafik_droge_13853_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/