Vlorë, godet me thikë disa herë babain, arrestohet 33 vjeçari

Vlorë, godet me thikë disa herë babain, arrestohet 33 vjeçari

54
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, ku djali ka qëlluar disa herë me thikë babain e tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 13:30, shtetasi Ervin Ismaili, 33 vjeç, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, shtetasin Sh.I. 71 vjeç, duke e goditur në trup disa herë me një mjet mprehës “thikë”. Mësohet se autori është i sëmurë mendor dhe konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e tyre, në katin e 4-ët, të një pallati në lagjen “24 Maji” ose ndryshe e quajtur lagja “Çole”.
Policia shoqëroi në ambientet e policisë autorin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Plagosje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”. Ndërkohë, 71-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet në reanimacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY