Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e sotme të policisë ndaj protestuesve, ndërsa ka apeluar për pjesëmarrje në protestën e nesërme, kundër mafies së betonit Rama – Veliaj.
“Dhunë, terror policesk, hekura, shqelma, grushte e shkopinj, arrestime të gazetarëve, veprimtarëve të shoqërisë civile si Zirkon Disha, qytetarëve të thjeshte, me urdhër të Ramës nga çunat e tij të krimit për fajin e vetëm se ata po mbronin sot mushkëritë tona, pra të Tiranës, parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama – Veliaj.
Nesër ne ora 10:00 të gjithë në protestë para bashkisë për të mbrojtur mushkëritë tona!”, shkruan Berisha në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/