Zirkon Disha në momentin e shoqërimit sot nga policia
Ka përfunduar takimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla me përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësues edhe të protestës së sotme te Parku i Liqenit.
Në përfundim të takimit ambientalisti Sazan Guri bëri të ditur se “e njohëm kryeprokurorin me shkeljet ligjore. Sipas nesh shkeljet fillojnë që në janar, kur u shpall tenderi pa pasur projekt. P kështu vendimi i KKRRT u mor disa ditë pas protestës dhe pasi punimet kishin filluar. Mungesa e lejes së ndërtimit, e lejes mjedisore, mungesa e informimit publik, ndërhyrja nëpërmjet rrethimit, pa pasur një leje ndërtimi, janë procese të paligjshme të bashkisë , bashkë edhe me deri falsifikimin e datave”, renditi Guri shkeljet në tentativën e bashkis së Tiranës për të ndërtuar një kënd lojërash te Parku i Liqenit.
Lidhur me bisedën që patën me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, Sazan Guri bëri të ditur se “Prokuroria do të hap procesin penal. Nesër do të depozitojmë një kallëzim penal. Ne do vazhdojmë në rrugën tonë të protestave. Janë prerë 15 pemë në shkelje të nenit 205 të Kodit Penal, pemë që janë prerë pa lejet përkatëse. Bashkia ka kryer shkelje të rënda penale. Komunikimi ynë me prokurorinë do të vazhdojë për ta zbardhur këtë aferë”, përfundoi Sazan Guri.
Ndërsa aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha, bëri të ditur se objekt hetimi do të jetë edhe sjellja e policisë, ndërsa garanti se protestat do të vazhdjnë.
“Kërkuam nga Prokuroria që të administrojë videot dhe të hetojë sjelljen e policisë, presionin dhe dhunën e saj fizike gjatë kohës së shoqërimit dhe në komisariate ndaj qytetarëve, dhunë e ushtuar nga policia private që i shërben një klani pushtetarësh. Do vazhdojmë protesta me qytetarët e Tiranës”, përfundoi Disha.
Sazan Guri
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/