FOTO/ Opozita nis protestën me “O Erion djalë për së mbari” dhe...

FOTO/ Opozita nis protestën me “O Erion djalë për së mbari” dhe vezë e domate kundër bashkisë

52
0
Shares

Opozita ka nisu protestën para bashkisë së Tiranës me këngë e Agron Llakajt për “djalin për së mbari, Erion Veliajn”. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe sulmet me vezë e domate mbi Bashkinë
Pjesë e kërkesave të opozitës në protestën e sotme, veç kundërshtimit të ndërtimit të Kodrat e Liqenit, janë edhe kundërshtimet për taksat e larta, të rritje së çmimit të biletës të autobusit dhe në përgjithësi kundër mosmbajtjes së premtimeve nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.
tirane, proteste bashkia1Forca të shumta të policisë bashkiake dhe të rendit, kanë rrethuar godinën e baskisë.
Deputeti Gert Bogdani, në fjalën e tij doli për premtimet  e pambajtura, si dhe kundër rritjes së taksave.
“Rama nuk guxoi i erdhi rrotull parkut të Liqenit, por Veliaj hyri brenda”, u shpreh Bogdani kundër ndërtimit të paralajmëruar te Kodrat e liqenit.
tirane, proteste bashkia2Në protestë qytetarë të ndryshëm, u shprehën kundër premtimeve të pambajtura të bashkisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Deputeti Keltis Kruja, i kujtoi Erion Veliajt, se “mund të të paguajë dasmat mamaja, por nuk je ti dhe babai yt politik, padroni i Tiranës. Padronë të Tiranës, janë qytetarët”.
Deputeti Gent Strazimiri ka ftuar protestuesit “të shkojmë të gjithë te liqeni, atje ku të gjithë jemi rritur, ti themi ‘jo” uzurpimit të parkut”.
Pas kësaj protetstuesit nsën marshimin drejt Kodrave të Liqenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY