Konfirmon Adriatik Llalla: Prokuroria nis hetimet për ndërtimin te Parku i Liqenit

Konfirmon Adriatik Llalla: Prokuroria nis hetimet për ndërtimin te Parku i Liqenit

63
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimit të shoqërisë civile për projektin e bashkisë së Tiranës në Kodrat e Liqenit Artificial, që sipas tyre cenon Kodin Penal, pasi pa marrë leje mjedisore apo  ndërtimore janë prerë rreth 15 pemë.
Nga Lushnja ku prezantoi prokurorin e ri të qytetit myzeqar, Çlirim Shahini, Kryeprokurori Adriatik Llalla, konfirmoi se po hetohet dhe në bazë të konkluzioneve do të merren dhe masat përkatëse.
Një grup protestuesish u takuan mbrëmjen e së dielës me kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilit i kërkuan që organi i akuzës të nisë hetimet si për projektin e bashkisë së Tiranës ashtu edhe për dhunën që thonë se është ushtruar ndaj tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY