“Qytetarët t’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plaçkitësve, kjo është e vetmja rrugë”

“Qytetarët t’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plaçkitësve, kjo është e vetmja rrugë”

77
0
Shares

“Qytetarët t’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plaçkitësve, kjo është e vetmja rrugë”, ka thënë Basha vetëm pak orë pas protestës masive që u organizua ditën e sotme nga PD dhe shqoëria civile kundër ndërtimit të parkut te Kodrat e Liqenit Artificialë. Nëpërmjet një postimi në facebook lideri i Opozitës shkrua se Rama po vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend. “Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Ku janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd.
Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji edhe për një tjegull që vendosin në çati, apo për një dritare që rregullojnë” ka shkruajtur Basha.

Ja cfarë shkruan Basha:

Edi Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend.
Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd.
Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.
Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive. Eshte Armando Prenga që pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit. Janë Beqët e Ahmetajt që po zhvasin çdo ditë miliarda me koncesione. Eshte Tahiri, kumbari i trafikut të drogës. Eshte Kokëdhima që sundon Jugun. Balla që kontrollon çdo emërim, licensë e tender nga Elbasani në Korcë. Një gjiriz i madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar.
Në botën e qytetarëve dhuna ndaj tyre shtohet çdo ditë. Burgu i pret të pamundurit, të cilët ndëshkohen pikërisht për varfërinë e tyre.
Kjo padrejtësi po çon cdo ditë në konflikt social. Këto dy botë nuk mund të pajtohen. E vetmja rrugë që i ka mbetur qytetarëve është të përballen me kampin e sunduesve të korruptuar. Të qëndrojnë përballë tyre. T’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plackitësve.
Protestë, rezistencë, përballje. Kjo është rruga e qytetarëve. Ky është shpëtimi. Ndryshe vjedhja, korrupsioni, shkelja e ligjit, zhvatja e pasurive publike do të shtohen çdo ditë, do asfiksojnë vendin, do mbysin demokrcine.

Nderkohe qe postiminr ka shqeruar edhe me disa foto.

e fillimitt

prosts

pros

protedste

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY