VIDEO/ Tronditet mjekësia, vjen në jetë fëmija gjigand

VIDEO/ Tronditet mjekësia, vjen në jetë fëmija gjigand

63
0
Shares

Një e porsalindur argjentinase ka tronditur familjen e saj, kur ajo erdhi në botë me peshë 6.13 kilogram.

Olivia ka lindur nëpërmjet prerjes cezariane më 16 shkurt, dhe madhësia e saj e ka befasuar nënën.

“Ne e dinim se një fëmijë i madh po vinte, por ajo i tejkaloi të gjitha pritjet, sepse ajo ishte me të vërtetë e madhe. Ajo peshonte 6 kilogram dhe ishte pothuajse 55 centimetra e gjatë”, tha nëna e vajzës Maria Fernanda Basly, transmeton Klan Kosova.

Ajo i ka thënë një stacioni televiziv që fëmiu i saj i parë ishte i madh – por jo si Olivia.

“Unë kam një djalë tetë vjeçar i cili peshonte katër kilogram, kur ai u lind. Ai ishte i madh, por Olivia doli jashtëzakonisht e madhe” tha ajo.

Basly tha se madhësia e vajzës ka paraqitur problem edhe kur bëhet fjalë për veshjen e saj.

“Bleva rroba dhe të gjitha ishin shumë të vogla. Të gjitha. Nëse dikush do që të më ndihmojë, do ua di për nder”.

Mjekët në klinikën Cipolleti ku Olivia ka lindur, kanë thënë së madhësia e saj është rekord lokal. Ata shtuan se ajo mbetet nën mbikëqyrje, por për momentin është e shëndetshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY