Mbifaturimi i ujit të pijshëm, shkarkohet nga detyra drejtori i UKT-së

Mbifaturimi i ujit të pijshëm, shkarkohet nga detyra drejtori i UKT-së

162
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Ujsjells Kanalizimeve në Tiranë Neritan Gjojdeshi është shkarkuar ditën e sotme nga detyra pas problemeve me mbifaturimin e ujit. Në vend të tij është emëruar Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Ky vendim ështëm marrë nga bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, i cili zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Në mbledhje u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.

Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, Neritan Gjojdeshi, dhe ka emëruar në këtë detyrë Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY