Tiranë, “Elizea” bllokon 9 kg kanabis dhe arreston dy poseduesit

Tiranë, “Elizea” bllokon 9 kg kanabis dhe arreston dy poseduesit

70
0
Shares

Foto Ilustruese

Një operacion i koduar “Elizea”, është finalizuar sot nga policia e Tiranës. Në përfundim të tij janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.
Burime zyrtare të policisë vendore të Tiranës, saktëson se, Seksioni Kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve gjatë mbrëmjes sotme  arrin të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme të dy personave të cilët e ushtronin në  qytetin e Tiranës në drejtim të narkotikeve.
Për pasojë janë  arrestuar në flagrancë në zonën e Tiranës së Re, dy personat , Albert Alimema, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Orland  Tenaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu u sekuestrua edhe një automjet  i tipit “Volkswagen”, me targa AA 857 FP dhe 4 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY