Cështja e Mark Frrokut i ka kaluar gjykatës së shkallëss ë parë pas vendimit që u mor sot në Gjykatën e Lartë.
Kjo e fundit shpalli moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut. Sipas saj cështja i kalon për kompetencë gjykatës së Tiranës.
Moskompetenca vendoset pasi Frroku nuk është më deputet.
Pak kohë më parë Frroku dha dorëheqje nga posti i deputetit duke dorëzuar mandatin dhe në vend të tij në Parlament shkoi nurmi tre i listës, Mirela Ferracaku.
Mark Frroku po gjykohet lidhur me një vrasje që ka ndodhur vite më parë në Belgjikë dhe ai akuzohet si pjesëmarrës në një vrasje me paramendim dhe në bashkëpunim.





