Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Kushtetuesja pezullon pjesërisht ligjin për Procedurën Tatimore

03/03/2016
VENDIMI/ Kushtetuesja pezullon pjesërisht ligjin për Procedurën Tatimore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e tregtarëve kundër taksave në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot pjesërisht ligjin për Procedurën Tatimore. Pezullimi ka ardhur një ditë pasi Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut dorëzoi një padi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me taksat e reja vendore. Sipas tregtarëve këto taksa janë shumë të larta.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Nikollaq Neranxi tha se me anë të kësaj padie kërkohej shfuqizimi i vendimit të bashkisë për taksat. Sakaq tregtarët shprehen se nuk kanë ngritur padi, por presin të arrijnë në një konkluzion me ministrin Veliaj.
Ka qenë Neranxi i cili sot ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale këtë vendim

Postimi i plotë i Nikollaq Neranxit në “Facebook”

“Te dashur miq, kam kenaqesine te ndaj me ju nje lajm te mrekullueshem. Sot Gjykata Kushtetuese vendosi perfundimisht kthimin e neneve me te rendesishme te ligjit famkeq te gjobave per biznesin, si nje ligj antikushtetues. Padia u ngrit nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me Kryetar Nikollaq Neranxin.
Ja, pra, nese e drejta eshte ne anen tone, ne vetem do fitojme. Nderkohe Gjykata Kushtetuese po shqyrton padine tjeter te bere nga Shoqata jone per ligjin qe parashikon burg per biznesmenet e cila kam besim se do te kthehet patjeter.
Te njejtin fat do kete edhe vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes i cili vendosi te denoje biznesin me super taksa.
Padia u dorezua dje nga Shoqata jone ne Gjykate Administrative dhe Apelin Administrativ. Ne do fitojme ne betejat tona sepse jemi heronjte e vertete te ketij vendi.
Ne punojme, ndersa drejtues si Erion Veliaj, e thone me percmim emin e nje biznesmeni te suksesshem, sepse te jesh i madh ne biznes ne kete vend, eshte njelloj sikur te kesh bere ndonje krim. Nuk e di se cfare duhet thene per politikane te cilet skane punuar nje dite si sipermarres dhe jetojne ne shtepi me luksoze se e imja”.

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 03. 03. 2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut.


Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.


Objekti:  Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:
– Pranimin  pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.