Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Lushnje, kryeministri “dhuratë” një rezervuar me ujë të kripur, banorët në protestë për talljen

03/03/2016
FOTO/ Lushnje, kryeministri “dhuratë” një rezervuar me ujë të kripur, banorët në protestë për talljen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banorët e Thanës në Lushnje kanë protestuar dhe kanë kundërshtuar propagandën që bëri dy ditë më parë në fshatin e tyre kryeministri Rama. Ata thonë se investimi 2 milionë eurosh në një rezervuar aty është shpenzim i madh dhe i padobishëm. Sipas tyre nëse këto para do të ishin investuar realisht sipas nevojave që ato kanë, jeta e tyre do të ishte përmirësuar.
“Erdhi kryeministri këtu por s’na la njeri të flisnim. Kjo nuk është një vepër që na përshtatet ne. Është vjedhur para pa masë me këtë. Ajo tabela për punimet gënjen. Janë hedhur më pak para. Ne po vuajmë dhe kërkojmë mbështetjen e Partisë Demokratike dhe z. Basha. Investimet të ishin bërë në kanalizime, në ujësjellës. Pastaj ky ujë është i kripur dhe s’mund të përdoret për vaditje”, tha një fermer.
“Ky investim nuk ka shtuar kapacitetin ujëmbledhës të rezervuarit dhe kanë bërë thjesht një makijazh. Fermerët në këtë zonë kanë 30 mijë hektarë tokë dhe si problem kryesor kanë mirëmbajtjen e kanaleve. Edhe po të ketë ujë këtu, fermerët në fshatrat poshtë nuk do vadisin dot. Ndaj them që ky investim nuk duhej bërë këtu. Investim pa vlerë që nuk i shërben fermerit”, thotë një banor i zonës.
lushnje, proteste 2Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjes, Myslym Murrizi, ishte pranë banorëve.
“Jemi sot këtu si Parti Demokratike në mbështetje të një shqetësimi të drejtë të banorëve të zonës, jo vetëm të fshatit Thanë. Kryeministri i vendit u tall para dy ditësh pasi erdhi dhe iku si një hajdut. Nuk i kontaktoi qytetarët dhe nuk i pyeti për këtë investim prej 2 milionë eurosh, nëse u hynte në punë fermerëve dhe 30 mijë hektarëve tokë apo jo. Ky investim është një buzëkuq me tenderët e kësaj qeverie. Ky investim prej 2 milionë eurosh nuk e ka rritur asnjë centimetër performacën e këtij liqeni. Është projektuar për të mbajtur 65 milionë metra kub ujë dhe diga nuk është ngritur asnjë centimetër”, tha Murrizi.
lushnje, proteste 3Ai shtoi se me më pak para, do të ishte bërë punë më e mirë.
“Me gjysmat e këtyre parave pastroheshin 2 mijë kilometra kanal që ka gjithë rrethi i Lushnjës. Me shumën e këtij investimi pastroheshin të gjitha kanalet e qarkut të Fierit. Nuk shohim që ky investim prej 2 milionë eurosh ti hyjë në punë fermerit myzeqar. Së pari, nuk është mirëmbajtur nga brenda dhe vijon të jetë i kripur. Nuk është rritur prurja e ujit. Edhe sikur të ketë ujë të përshtatshëm, pa kanale ku do të shkojë uji?! Kanalet kanë vite pa u pastruar. Në nuk jemi kundra investimeve por kur ne myzeqarët themi që kur fëmijët i ke zbathur nuk mund tu blesh lodra për Vitin e Ri. Prioriteti i investimit duhet të shkojë atje ku i dhemb fermerit muzeqar. Para 3 ditësh erdhi kryeministri dhe më pas iku prapë duke bërë një show. Llambaritat e zbukurimit të inaugurimit i mori uji. Është investime abuziv”, tha Murrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.