Horoskopi, 5 mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

63
0
Shares

Dashi
Do keni disa debate te forta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mund t’i mendoni gjerat shume ndryshe. Disa mund te mendojnë edhe për ndarje. Beqaret nuk do i pranojnë kushtet qe do ju vendosen dhe do preferojnë me mire te qëndrojnë me statusin qe kane. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe situata ka rrezik te ketë goxha probleme.

Demi
Do jeni shume me te logjikshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do filloje te stabilizohet. Do kërkoni edhe falje për gabimet e se shkuarës. Beqaret po nuk u treguan te arsyeshëm dhe po pranuan te dalin me çdokënd ka rrezik te përballen me zhgënjime. Me shpenzimet merrni masa strikte pa arritur te përkeqësohet situata.

Binjakët
Do ketë ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift dhe do i shihni gjerat më me optimizëm. Partneri do mundohet me aq sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një person te njohur rishtazi dhe do fillojnë te programojnë një te ardhme me te. Gjendja e financave ka për te pasur përmirësime te njëpasnjëshme. Do jeni te qete kur te shpenzoni.

Gaforrja
Sot duhet te flisni hapur me partnerin tuaj dhe duhet te bashkëpunoni fort ne mënyrë qe t’i zgjidhni sa me pare problemet qe ju kane dale. Beqaret do kenë një dite te trazuar dhe nuk do e kenë aspak mendjen te kërkojnë princin e kaltër. Shpenzimet do i kryeni me maturi gjithë kohës dhe situata ka për te pasur përmirësime. Do ndiheni me te qete se me përpara.

Luani
Shtojini dozat e imagjinatës sot juve qe jeni ne një lidhje sepse nëse rutina ju pushton keni per te pasur probleme dhe mund te shkoni edhe deri ne ndarje. Beqaret do kenë një dite plot shkëlqim dhe mundësitë për takime do jene fantastike. Buxhetin nuk do e mbani dot te ekuilibruar sado qe te mundoheni. Sa me pare duhet te kërkoni ndihme nga te afërmit.

Virgjëresha
Do jeni aq shume dinamike sot saqë shpeshherë mund te tregoheni edhe paksa agresive me atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse do ju dalin probleme serioze. Beqaret do kenë nevoje jetike për një person ne krah dhe yjet do i ndihmoje ta gjejnë sa me pare. Buxheti do ketë nevoje për një riorganizim tërësor, kështu qe bëjeni sa pa qene vone.

Peshorja
Yjet nuk do ndikojnë shume pozitivisht ne jetën tuaj ne çift sot, megjithatë lidhja me partnerin është e forte dhe asgjë nuk mund t’iu ndaje. Beqaret do jene me joshës se kurrë me pare dhe do marrin propozime nga te katërta anët. edhe te duan nuk do i shpëtojnë dot një lidhjeje. financat do jene te mira vetëm nëse tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet.

Akrepi
Dite rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat nuk do ju rrjedhin aspak ashtu si keni dashur dhe ne disa momente mund te bini ne melankoli. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te pranojnë te fillojnë një lidhje. Plutoni do ndikoje pozitivisht ne planin financiar dhe do ju ndihmoje te ndiqni rrugën e duhur drejt zgjidhjes se problemeve.

Shigjetari
Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme sot ne jete tuaj ne çift dhe ato jo për gjera shume serioze. Keni qejf te jeni mbi tjetrin dhe te komandoni, por këtë fakt partneri nuk e duron dot. Beqaret nuk do kenë aspak sukses ne dashuri kështu qe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Bricjapi
Sot do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie vetëm qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet. Do hiqni dore edhe nga disa gjera qe i doni fort. Ata qe janë vetëm do merren me pune dhe nuk do e ndiejnë mungesën e dikujt ne krah. Suksesi qe do arrijnë ne profesion do iu mbushe shpirtin. Financat do jene përgjithësisht te mira kështu qe nuk duhet te shqetësoheni.

Ujori
Sot nuk do arrini dot te flisni hapur me partnerin tuaj për gjerat qe ju shqetësojnë pasi ai do jete i ngarkuar me pune. Nuk do jeni ne gjendje te mire shpirtërore. Beqaret do kenë me shume sukses nga sa kishin menduar dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar çdo gabim sado i vogël mund te sjelle pasoja shume te renda tek jeta juaj.

Peshqit
Zemra juaj do rrahe shume fort gjate kësaj dite dhe keni për te përjetuar kënaqësi te paimagjinueshme. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do mbyllen gjithë kohës ne vetvete dhe as qe do mendojnë ta ndryshojnë jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar, edhe pse do keni mbështetjen e te afërmve, serish nuk do e përmirësoni dot situatën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY