FOTO/ Tropoja “bashkon” Shqipërinë etnike

FOTO/ Tropoja “bashkon” Shqipërinë etnike

152
0
Shares

Shoqata Kombëtare Kulturore Artistike “Bytyçi” organizoi sot në Tiranë një ceremoni të veçantë për festat e 7-8 Marsit, ku u nderuan mësues,  gra e nëna me prejardhje nga Tropoja,  Shkodra, Kukësi, Gjirokastra,  Kosova e Maqedonia deri nga shqiptarët e Patrës. Me këtë rast organizatorët e shoqatës ndanë disa çmime  të posaçme për zonjat  artiste,mësuese dhe intelektuale të ndryshme  që përcjellin vlera e tradita në qytetet ku jetojnë dhe në emigracion e Diasporë.
bc2Një çmim special u dha për disa nga shqiptarët e Patras, ku mësuesi Iliaz Bobaj nga Lazarati  u nderua me titullin e heroit  “Aristidh Kola” për kontributin e mësimdhënies në Patras  për ruajtjen  e identitetit shqiptar në trojet etnike dhe për arsimimin e fëmijëve. Dy deputetet  ajo e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj dhe e Shkodrës, Irma Kopliku , gjatë dhënies së çmimeve për Lindita Gjoka, u shprehën se 7-8 Marsi vijnë  si momente shumë të rëndësishme për vlerësimin e grave shqiptare si kontribuuese të zhvillimit të arsimit dhe artit e kulturës në trojet kombëtare. Politika dhe shteti u mbetet këtyre grave simbol, gjithmonë në borxh për nderimin dhe respektin që ato meritojnë, u shprehën deputetet.
bc4Agron Gjedia kryetar i shoqatës Bytyçi tha se 7-8 Marsi janë festa që duhet të përcjellin respekt e mirënjohje  përjetshme për gratë dhe nënat fisnike të kombit.
bc3Gjatë ceremonisë u mbajt një koncert me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY