FOTOLAJM/Çfarë thotë fytyra e shitëses së qepëve të njoma

FOTOLAJM/Çfarë thotë fytyra e shitëses së qepëve të njoma

72
0
Shares

Dy policë të Bashkisë kapën në flagrancë, gjobitën dhe më pas i sekuestruan edhe mallin një gruaje që vinte nga fshatrat në periferi të Tiranës për të shitur prodhimet e saj.

Malli i sekuestruar ishte një kile qepë të njoma, po kaq sallatë jeshile dhe dhe katër tufa spinaq.

Në pamundësi për të pasur kushte normale të shitjes së produkteve të saj ajo kishte zgjedhur një cep tuneli në Tiranë të re, jo shumë larg vendit ku shesin dhjetra tregtarë të fruta perimeve.

Në kuadrin e luftës për të bërë shtet kjo grua sot mund të mos ketë para për të paguar furgonin që e con në fshat. Nuk bëhet fjalë për shpërblimin që duhej të merrte pas mundimit disamujor në kopshtin e saj. Jo kujtdo i ecën në jetë pasi shet fiq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY